Dardan Molliqaj “godet” ashpër Albin Kurtin

0
219
Lidhur me mosdekretimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj, nga ana e Presidentit Ilir Meta, janë duke u bërë shumë debate në Shqipëri dhe Kosovë.
Kështu, përmes një postimi në facebook, Dardan Molliqaj akuzon Albin Kurtin, për siç thotë ai hipokrizinë e tij lidhur me këtë çështje.
Statusi i plotë i Dardan Molliqaj:
“Ilir Meta qenka i mirë. Edhe pse Albin Kurti e VV, e kanë akuzuar për vrasjen e protestuesve të 21 janarit.
Ilir Meta qenka i mirë. Edhe pse Albin Kurti e VV e patën akuzuar për krim e korrupsion në Shqipëri.
Kurse, Gent Cakaj qenka i keq. Edhe pse Albin Kurti e pat lutur që të kthehet në VV, në një takim në vitin 2014.
Gent Cakaj është anëtarësuar në VV në qershor të vitit 2006 dhe është larguar në mars të vitit 2008. Ai ishte larguar sepse nuk ishte dakord me qëndrimet e VV për Planin e Ahtisaarit. Sot VV po e mbron me fanatizëm Planin e Ahtisaarit, kurse po shpif e gënjen në mënyrën më të ulët për Gent Cakajn.
Pse e ftoi Albini që të kthehet në VV, nëse ky paska qenë spiun, e i porositur?!
Apo fjala është thjeshtë për hipokrizinë e vazhdueshme të stilit “kush është me mua është i mirë” (madje edhe nëse ai është Ilir Meta apo Isa Mustafa), e “kush nuk është me mua është i keq” (edhe nëse ai është Edi Rama – të cilin më herët e kishte ngritur në qiell)”.