Dardan Sejdiu: Besoj se deri më 2 shkurt plotësohen kushtet tona

Shefi i Grupit Parlamentar PSD, Dardan Sejdiu, ka thënë se shpreson se deri 2 shkurt, kur edhe do mbahet seanca për buxhetin, pret plotësohen kushtet e Partisë Socialdemokrate.
“Seanca për projektligjin për ndarjet buxhetore mbahet më 2 shkurt. Në rend të ditës, para votës për projektligjin për ndarjet buxhetore është Ligji për Pagat dhe dy ligje të tjera që lidhen me temën e pagave”.
“Është po ashtu edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për shkrimin e Kodit Pensional si dhe menjëherë pas Ligjit për ndarjet buxhetore është edhe projekt-statuti i Trepccës”.
“Besoj se deri me datën 2 shkurt do të plotësohen kushtet që kemi vendosur si PSD por edhe do të kemi mundësi të ecim përpara me Ligjin për ndarjet buxhetore”.