“Darka e Lamës”, Matoshi: Presidentja shkel Kushtetutën

0
67

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vazhduar traditën e organizimit të festës së ditës së falënderimit e njohur si “Darka e Lamës”.

Osmani mblodhi mbrëmë drejtues të institucioneve e miq të shumtë në një darkë të shtruar në mënyrë “tradicionale”, e me bollëk ushqimesh.

Por organizimi i kësaj darke u përcoll me reagime të shumta, ku ndër të tjerash u vlerësua edhe me thyerje të rregullave të pandemisë COVID-19.

Së fundi një reagim pati edhe opinionisti, Halil Matoshi.

Ai shkroi madje se “Presidentja shkel Kushtetutën”.

Postimi i plotë i Matoshit:

Presidentja shkel Kushtetutën?

Neni 3 [Barazia para Ligjit] 2.

Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.