DASH mohon shkarkimin e Escobar

Departamenti Amerikan i Shtetit kanë konfirmuar se Zëvndësndihmësi i Sekretarit të Shtetit dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka shërbyer si diplomat karriere në Shërbimin e Jashtëm për tri vite, pritet të marrë detyrën e tij të ardhshme në javët në vijim.

Nga DASH kanë demantuar pretendimet e publikuara në një web-faqe duke i kualifikuar si të rreme, dhe kanë konfirmuar se Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga pozita e tij, por se thjeshtë si të gjithë zyrtarët e karrierës që janë pjesë e Shërbimit të Jashtëm do të ndërrojë detyrën e tij me rotacion, çdo katër vjet, si një praktikë e rregullt.

Një zëdhënës i DASH për Express ka thënë se emisari Escobar deri në tranzicionin e tij të planifikuar, do të mbetet në detyrën si Zëvëndës Ndoihmës Sekretari dhe emisar special për Ballkanin Perëndimor.

“Pretendimet e bëra nga Vudi Xhymshiti janë vërtet të rreme. Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga posti i tij. Të gjithë oficerët e Shërbimit të Jashtëm në karrierë i ndërrojnë detyrat me rotacion çdo një deri në katër vjet si një praktikë e rregullt. Si oficer karriere i Shërbimit të Jashtëm, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar ka shërbyer në rolin e tij aktual për tre vjet dhe pritet të kalojë gjatë në detyrën e tij të ardhshme në javët e ardhshme. Deri në tranzicionin e tij të planifikuar, ai mbetet në rolin e tij si Zëvendës Ndihmës Sekretari dhe i Dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike si dhe i Dërguari Special për Çështjet e Ballkanit Perëndimor”.

Ky zëdhëns i DASH ka thënë se SHBA-ja përkrah fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE si rrugë për të arritur paqe dhe një raport produktiv në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu ka thënë se Washingtoni zyrtar është në plotëni në linjë me partnerët evropianë dhe do të vazhdojë të luaj rol aktiv në përkrahje të dialogut.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rrugë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi plotësisht të lidhur me partnerët tanë evropianë dhe do të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në mbështetje të Dialogut”, ka përfunduar ky zëdhënës i DASH.

Lini një Përgjigje