DASh: Veprimet në veri do të kenë pasoja në marrëdhëniet dypalëshe ShBA-Kosovë

Përveç reagimit në “twitter” të Sekretarit Amerikan Antony Blinken, Departamenti Amerikan i Shtetit kanë lëshuar edhe një komunikatë zyrtare për media përmes të cilës kanë dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit potencon se veprime të tilla të Qeverisë së Kosovës janë ndërmarrë kundër këshilltave të SHBA-së dhe BE-së.

Tutje Washingtoni zyrtar potencon se veprime të tilla kanë përshkaëllzuar në mënyrë të ashpër dhe të panevojshme tensionet në veri të vendit duke minuar përpjekjen e SHBA-së për të ndihmuar procesin dhe theksojnë se veprimet e sotme do të kenë pasoja të pariparueshme në raportet mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Veprimet e tilla kanë eskaluar ashpër dhe panevojshëm situatën duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ato do të kenë pasoja në marrëdhëniet tona bilaterale me Kosovën”, thuhet në komunikatën zyrtare të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të rezervohet nga diskursi dhe thërrasim të gjitha palët që të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensione dhe konflikt”.