Daut Haradinaj i reagon Liburn Aliut për autostradën e Dukagjinit: S’e durojmë injorimin tuaj!

Daut Haradinaj, politikan nga radhët e AAK-së, ka reaguar pas deklarimeve të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha se nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit.

Sipas z. Haradinajt, një gjë e tillë është injorim, thuajse kjo zonë nuk është Kosovë.

“Sot rrugës për Dukagjin, më saktësisht për në Deçan, u desht 1 orë e 45 minuta për të bërë rrugë, pasi që i mungon infrastruktura e nevojshme kësaj ane. Qeveria deklaroi se rreth 600 mijë qytetarë nuk do të kenë autostradë. A thua kjo zonë nuk është Kosovë, apo nuk janë taksapagues të Kosovës. Pse i ndëshkoni këta njerëz!?

Shumë shpejt do të vie dita të dilni para popullit dhe shpresoj që do t’iu përgjigjen ashtu siç po i trajtoni. Dukagjini nuk e duron injorimin tuaj z. Ministër!” – shkroi Haradinaj në Facebook.

Çka tha ministri Aliu?

“Tash jemi duke punuar intensivisht, mungesat, problemet e vitit 2022, janë duke u rikuperuar, dhe besoj që kjo është situata. Nuk mund të bëjmë më tepër për pjesën e Dukagjinit, përpos që kemi filluar projektin e zgjerimit të rrugës nga Istogu, përpos që mund ta bëjmë rrugën e Pejës, që të punojmë për pjesën e Gjakovës…nuk do të ketë autostradë, do të ketë zgjerim të rrugës.” – theksoi Aliu në Tëvë 1.

Lini një Përgjigje