Daut Haradinaj thirrje MPJ-së: Publikoni emrat e gjithë pjesëtarëve të shërbimit diplomatik dhe lidhjet e tyre familjare e partiake

Emërimi i Flakëron Shalës, djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shala konsull në Pragë, ngjalli reagime të shumta. Teksa kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në faqen zyrtare FB tha se këtë e ka kuptuar përmes mediave, ndërsa shtoi se ky emërim nuk është bërë me koordinimin e tij.

Ndërsa, së fundmi përmes një postimi po ashtu në FB, ka reaguar edhe kryetari i shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj. Ky i fundit ka një kërkesë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“I bëj thirrje Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake”, shkruan Haradinaj.