Daut Haradinaj thotë se korrigjimi i kufijve me Serbinë hap dyert për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, njëherit vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka komentuar në emisionin “Info Magazinë” të Klan Kosovës edhe idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, nëse Kosova jep komunat në veri të vendit atëherë hapet çështja e shqiptarëve kudo në Ballkan dhe njëhërit edhe një “kuti e Pandorës” në Ballkan.
“Gjithë shqiptarët kudo që janë mund të kërkojnë bashkimin e kjo do të nënkuptonte edhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.
Është presidenti Hashim Thaçi, i pari që ka ofruar publikisht idenë e korigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por pa sqaruar se si kjo do të bëhet. Thaçi pati thënë se Kosova do të merr Luginën e Preshevës me Medvegjë e Bujanoc, por nuk ka treguar se çka do t’i ipet Serbisë nga Kosova. Komunat veriore janë ato që po përfolen si opsioni më real.