De Biazi rikthehet si trajner

Teksa shihet edhe si kandidat për stolin e kombëtares shqiptare, së fundmi, emri i Xhani De Biazit po lakohet për të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Indisë.

Nga sa bëhet me dije, vlera e pagesës për trajnerin e ri të kësaj përfaqësueseje do të jetë nga 350 – 400 mijë dollarë në një vit.

Mediat vendëse e kanë raportuar ish-trajnerin e Shqipërisë si një alternativë e vlerësueshme.

Kjo për nga eksperienca që ka, ku gjithashtu përmendet edhe kualifikimi në “Euro 2016” me kuqezinjtë.

Nuk dihet nëse De Biazi do pranojë këtë ofertë, apo do kërkojë diçka tjetër për karrierën e tij.

Lini një Përgjigje