Debati SBASHK-Qeveri: Gola s’e lë Eman Rrahmanin të flasë për grevën, ky e lëshon komisionin

0
82

Komisioni për Arsim po vazhdon tutje, ku të pranishëm janë përfaqësues të SBASHK’ut dhe ministrat Arbërie Nagavci e Hekuran Murati.

Fjalën deshi ta marrë Eman Rrahmani, deputet i VV’së, por këtë gjë nuk ia lejoi kryetari i komisionit, Ardian Gola me arsyetimin se duhet veç ata që janë anëtarë të këtij komisioni.

“Qëllimi jem është më kontribu. Nuk kam ardhë me ju fy, lincu mirëpo. Ju si kryetar i komisioni nuk duhet me bo marrëveshje me asnjë grup që e cënon punën time si deputet’’, tha Rrahmani.

“Për mu është me u respektu vullneti popullor’’, ia ktheu Gola.

Kujtojmë që Rrahmani sot kritikoi Qeverinë dhe mbështeti sindikatat për grevën.