Deklarata e fortë e Topallit: Kjo është vrasja më mizore që Basha mund t’i bënte PD-së

Ish-deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, një nga emrat më të rëndësishëm në kohën e Berishës, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha.

Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Topalli rendit një pas një dështimet e Bashës në krye të PD-së, sipas së cilit nuk arriti që të bënte asnjë nga premtimet që dha në nisje të aksionit opozitar; që nga largimi i Ramës e deri tek qeveria tranzitore. Sipas saj, jo vetëm që nuk mbajti premtimet që iu dha shqiptarëve, por çoi edhe Partinë Demokratike në vetëvrasje politike, në fundin e saj, duke mos marrë pjesë në zgjedhje dhe duke lënë pa përfaqësur mijëra demokratë në vend.

Deklarata e plotë

“Pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka me asnje pushtet.
Partia Demokratike nuk eshte me as ne Parlament dhe nuk ka me asnje bashki.
Me urdherin per djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori ate me dhune, jashte parlamentit duke tradhetua e fyer,mbi 400 mije demokrate, qe votuan siglen e kesaj force politike. Me kete, qe eshte akti me i papergjegjshem i historise se demokracise,ai praktikisht i ftoi shqiptaret ne lufte vellavrasese.

Pas kesaj, premtoi se do krijonte qeverine teknike dhe do rrezonte Edi Ramen.
Sot, me moshyrjen ne zgjedhje, jo vetem qe nuk arriti asnjeren, por i dhuroi Rames te gjitha bashkite, te gjitha pushtet.

Nga sot cdo gje ka ndryshuar.
PD eshte jashte cdo pushteti politik dhe lokal, nderkohe qe Edi Rama ka marre cdo gje.
Demokratet e fundit te punesuar ne bashkite e djathta do jene ne meshiren e Edi Rames.
Partia Demonratike praktikisht nuk eshte me. Dhe kjo eshte vrasja me mizore, qe kreu i saj mund t’i bente demokrateve.

Ky eshte demi me kriminal ndaj vendit, qe lulzim Basha kreu per karrigen e hallet e tij.
Dhe nuk mbaron ketu. Ai tradhetoi shpirtin perendimor te forces politike, qe lindi per te hapur dhe per te integruar vendin ne Europe e Nato.

Nuk po ndalem ketu te komentoj per deklaraten e tij te para pak minutash, kur
kendonte fitore, mbi kufomen e nje force politike qe, nje kohe i dha jete e enderr nje kombi per 3 dekada, e qe qendroi ne kembe mbi sakrificen e jeten e idealisteve te paepur ne dekadat e shkuara.
Nga sot, asgje nuk eshte me si me pare.

Pasi ka marre faturen e dhunes, pasi humbi mbeshtetjen e gjithe botes, pasi kreu vetevrasjen me kriminale qe mund te imagjinohej… dhe desh ta conte vendin ne perplasje..;
Pasi humbi “revolucionin”, dhe deshtoi te arrinte qeverine teknike, pasi deshtoi te rrezonte Ramen dhe pasi la PD pa
asnje pushtet politik…Ti Lul kesaj rradhe nuk mund te kendosh më mbi trupin qe jep shpirt te Partise sone.
Ti ishe eksperimenti me i pamerituar per demokratet dhe per vendin.

Partia Demokratike ka kalu edhe nje here tjeter nje moment tragjik.
Dhe demokratet e vertete, permes perpjkjeve herkuliane ia dolen ta ngrijne nga hiri dhe ta sjellin ne pushtet.
Edhe sot Lul, njerez te ndershem, te rinj e te reja, idealiste e intelektuale, patriote, te pakorruptuar e te pashitur do ta shpetojne nga pengmarrja e tradhetia jote, do ta ngrijne serish ne piedestalin qe i takon, per t’i dal zot vendit , interesit publik e njerezve qe i le pa shprese e pa perspektive.
Njerezit e lire,nuk do lejojne më, qe as ti dhe as 3-4 shoket tuaj ne pushtet dhe “opozite” te mbajne ne deshperimin e dhimbjes e te pamundesise, nje popull qe boll ka vuajtur ne shekuj.
Eshte koha per te ringritur Partine Demokratike nga e para. Eshte koha per te larguar ketë klase politike.
Demokratet, shqiptaret do ia dalin”, shkruan Topalli.