Del emri i parë kundër dorëzimit të mandatit

Del emri i parë i deputetëve brenda radhëve të opozitës që kundërshtojnë dorëzimin e mandateve, pra djegien e tyre. Pikërisht rrjedhjet vijnë nga brenda LSI-së, partisë që u përfol se vendimi nuk do të ishte unanim për djegien e mandateve.
Është pikërisht deputeti i LSI-së, Lefter Koka që duket se është kundër dorëzimit të mandatit.
Gazeta lokale e Durrësit “Bulevard” njofton se ka marrë një intervistë me deputetin e LSI, i cili është shprehur se nuk e djeg mandatin e deputetit. “Nuk kam motiv për të djegur mandatin”, është titulli i gazetës Bulevard.
Ndërsa vetë kryetarja e LSI-së. Monika Kryemadhi ka zbuluar se Koka nuk ka qenë pjesë e mbledhjes së grupit parlamentar, duke theksuar se deputetët e tjerë të partisë së saj kanë votuar në unaminitet.
Gjatë ditës së sotme jo vetëm Lefter Koka, por u përfol se edhe deputetë të tjerë të LSI-së, si Vangjel Tavo, Edmond Haxhinasto, Viktor Tusha, Nasip Naço, Shezai Rrokaj dhe Silva Caka u shprehën kundër djegies së mandateve.
Por pasdite, pas mbledhjes së grupit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi njoftoi se u vendos unanimisht pro duke iu bashkuar PD-së. Ditë në vijim do të tregojnë nëse ky vendim i grupit të LSI-së ishte unanim apo brenda kësaj force politike ka nisur përçarja.