Del në shitje “vetura më e famshme në botë”

Vetura e quajtur si ‘më e famshmja në botë’ do të dalë në ankand për t’u shitur.

Kjo veturë specifike, Aston Martin DB5 e vitit 1965, është e porositur nga Eon Productions, kompania që ka krijuar filmin e James Bondit, Goldfinger e Thunderball, transmeton koha.net, përcjell albinfo.ch.

Kjo veturë nuk është përdorur në film, por për ngjarje promovuese të filmit ‘Thunderball’ në SHBA, ndërsa është shitur më 1969.

Kjo veturë për herë të fundit është shitur më 2006 për 2 milionë dollarë, ndërsa tani pritet të arrijë diku rreth 4 deri në 6 milionë dollarë kur të dalë në ankand në Kaliforni, më 15 gusht.

Pas çdo drite të veturës gjendet një armë automatike, antiplumb nga prapa.

Kjo veturë ka ndërruar vetëm tre pronarë në 50 vjetët e fundit.