Del video, kështu kërsitën grushtat në emisionin “Përputhen”

Eri është pezulluar prej ditës së premte nga emisioni Përputhen pas sherrit me Dorin, djalin e ri të Përputhen.

Në Përputhen Prime janë publikuar pamje të patransmetuara të rrahjes, që vazhdoi edhe pas përfundimit të emisionit.

“Fakti që nuk je pezulluar është vetëm për shkak se ishe i ri, sapo kishe hyrë”, i tha Bora Zemani.

“Ndoshta një veprim i nxituar nga ana ime dhe e Erit çoi në degradimin e situatës. Nuk ishtë reagim i njëanshëm. Nuk janë fare të përshtatshme situata të tilla”, tha Dori.