Delegacioni amerikan i Lutjeve të Mëngjesit viziton Prekazin

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, ka pritur sot pasdite në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” delegacionin amerikan të Lutjeve të Mengjesit, të kryesuar nga kongresisti Randy Hultgren, të shoqëruar nga disa deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

“Së bashku me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, kryesuar nga kongresisti Randy Hultgren, dhe me disa nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, në homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari”, në nderim të heroizmit dhe sakrificës së Jasharëve.

Shteteve të Bashkuara të Amerikës u jemi përgjithmonë mirënjohës për gjithçka që kanë bërë për ne shqiptarët në përgjithësi, e për Kosovën në veçanti, duke na u gjendur pran në momentet më të rënda.

Jemi të nderuar me respektin që miqtë tanë amerikanë i bëjnë Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe dëshmorëve tjerë të Prekazit heroik”, ka shkruar Jashari në Facebook.