Delegacioni amerikan në FSK: Kosova partner i rëndësishëm për SHBA dhe NATO

Gjatë ditës së djeshme në Komandën e Forcës Tokësore të FSK-së nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u prit një delegacion i senatorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Delegacioni u kryesua nga senatori James M. Inhofe – Kryesues i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, i cili shoqërohej edhe nga senatorët: Michel B. Enzi; John N. Boozman; Marion Round; dhe përfaqësuesit Trent Kelly dhe Gregory Gianforte.
“Në takim komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama njoftoi senatorët, për aktivitetet e zhvilluara në kuadër të partneritetin tonë me SHBA-të, rëndësinë që ka për neve ky partneritet dhe në veçanti për Programin e Partneritetit Shtetëror me IOËA-në, bashkëpunimi me Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NALT) që është i atashuar në Ministri dhe Forcë si dhe bashkëpunimin e mirë me KFOR-in.