Deliu i reagon Haradinajt: Vlora Çitaku ka bërë krenare Kosovën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu në një postim në Facebook ka komentuar fjalimin e sotëm të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se Vlora Çitaku nuk është ambasadore e Kosovës në Amerikë, por ambasadore e presidentit Hashim Thaçi.
Vlora Çitaku është njëra prej diplomateve më të denja shqiptare dhe jo vetëm kosovare.
Në mesin e krejt diplomatëve Ramush Haradinaj paska zgjedhë me e goditë Vlora Çitakun.
Goditja ndaj saj është goditje e rëndë jo vetëm ndaj diplomacisë kosovare por edhe ndaj një ambasadoreje të denjë e cila i ka bërë krenarë gjithmonë qytetarët e Kosovës.