Deliu-Kodra: LDK e VV duan ta minimizojnë rolin e AKI-së

0
214

Të enjten grupi punes i LDK dhe i VV-së kanë mbajtur takimin e katërt me radhë, ku tema kryesore ishte ajo për çështje të sigurisë dhe sundimit të ligjit, gjatë këtij takim këto dy parti ishin dakorduar për mundësitë e krijimit të një Zyre Hetimore Shtetërore, e cila ka bërë që të ngritet zëri nga partitë e tjera duke kundërshtuar krijimin e një zyre të tillë.

Krijimi i një zyre të veçantë sipas ish-deputetes Blerta Deliu nga PDK-ja është e papranushme.

Ajo në një prononcim për Periskopin tha se Kosova i ka institucionet përkatëse të cilat merret drejtëpërdrejtë me luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Deliu theksoi se krijimi i një zyre të tillë dhe minimizimi i AKI dhe institucioneve përkatëse që merren me drejtësi është jo korrekte.

“Kosova i ka institucionet e saj ku merren drejtëpërdrjetë me luftimin e krimit dhe korrupsionin, kjo jo që është vetëm nevoj mediale por është mirë që ti trajtojmë këto fenomene me kujdes. Keni parë që këto kanë qenë kauzat kryeros të partive gjatë fushtës zgjedhore. Rruga e vetme për forcimin e shtetit tonë, është të luftojmë një gjë të tillë, po tash me minimize ni institucion siç është AKI dhe insitucionet tjera që merren me këtë fushë është jo korrekte”, tha Deliu për Periskopin

Ndryshe ish deputeti Arben Gashi ka sqaruar se çka do të përmbajë Zyra Shtetërore Hetimore, por që sipas tij ka ende nevojë e për sqarime për të parë nëse e cenon sistemin kushtetues.

“Zyra Shtetërore e Hetimit do të ketë disa komponente, sipas këndvështrimit tonë. Komponenti i parë do të jetë lufta kundër krimit të organizuar, komponenti i dytë do të jetë hetimi i krimeve të vjetruara dhe krimeve politike. Komponenti tjetër do të jetë lufta kundër korrupsionit. Dhe komponenti e fundit që ka të bëjë me këtë zyrë do të jetë komponenti e sundimit të ligjit në aspektin e antikorrupsionit dhe zyrtarëve të dyshuar. Sa i përket këtyre fushave që janë siguria e jashtme e Kosovës, sundimi i ligjit, rendi publik kemi dakordësi me partnerët e mundshëm qeverisës, pra Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shpjeguar ai në konferencë për media.