Demaliaj: Nëse Armend Zemaj ishte pjesë e luftës për vetëm një minutë, unë jap dorëheqje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj i ka reaguar deputetit të LDK-së, Armend Zemaj.

Ai ka theksuar në Interaktiv të KTV-së, ka theksuar se Armend Zemaj për asnjë minutë nuk ka qenë pjesë e luftës çlirimtare.

Sipas tij, nëse ai e dëshmon që ai ka qenë vetëm 1 minut pjesë e ndonjë beteje, atëherë ai tha se jep dorëheqje.

“Armend Zemaj nuk ka të drejtë të flas për luftën e UÇK-së. Ai për asnjë minutë s’ka qenë pjesë e luftës çlirimtare. Nëse ai i bën tre dëshmitarë që ka qenë vetëm 1 minutë në UÇK, atëherë s’merrem kurrë me politikë”, tha Demaliaj.

Ai tha se e respekton Tahir Zemajn për luftën që ka bërë për çlirimin e Kosovës.Sipas tij, Armend Zemaj po e keqpërdor emrin e Tahir Zemajt, për interesa të tij politik.

Demaliaj tha se duhet të zbardhet e vërteta për vrasjen e Tahir Zemajt.