Dënohen katër persona për keqpërdorim të detyrës

0
317

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykat[s Themelore në Prishtinë ka shpallur Aktgjykimin PKR.nr.309/14 kundër të akuzuarit J.I për veprën penale në vazhdimësi Marrja e ryshfetit nga neni 343 par.1 të KPK-së, veprës penale Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 par.3 lidhur me par.1 të KPK-së, dy veprave penale Falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 348 par. 1 të KPK –së, kundër të akuzuarit I.K për shkak të tri veprave penale të Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 të KPRK –së, kundër të akuzuarit SH.B për shkak të veprës penale Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë nga neni 334 par. 2 të KPK –së dhe veprës penale Mashtrimi nga neni 261 par. 2 të KPK-së dhe kundër të akuzuarës V.N për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës zyrtare nga neni 422 par. 1 të KPRK–së.

I akuzuari J.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj, për veprën penale në vazhdimësi Marrja e ryshfetit dhe veprës penale Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit, në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 13.06.2012 deri me datë 01.10.2012 dhe arrest shtëpiak nga data 01.10.2012 deri me datë 01.11.2012, njofton Klan Kosova.

Për të akuzuarin J.L është refuzuar aktakuza për veprat penale Falsifikim i dokumenteve zyrtare dhe Falsifikim i dokumenteve zyrtare nga neni 348 par.1 të KPK-së, për shkak të arritjes së parashkrimit absolut të ndjekjes penale.I akuzuari I.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite për veprën penale në vazhdimësi Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë. Në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 11.07.2012 deri me datë 01.10.2012 dhe në arrest shtëpiak nga data 01.10.2012 deri me datë 10.11.2012.

I akuzuari SH.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 2 (dy) muaj për veprën penale Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë nga dhe veprën penale Mashtrimi.E akuzuara V.N është liruar nga akuza për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi që Gjykata nuk ka prova se e njëjta ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.