Dënohet zyrtari qeveritar i cili u filmua duke vozitur “si i çmendur” me veturën 3Z

0
285

Shoferi i veturës me targa 3Z që u filmua dje në rrugën Pejë-Prishtinë duke vozitur si i “çmendur” është identifikuar nga Policia e Kosovës të njëjtit i është shqiptuar gjoba.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë treguar se ngasësit të veturës në fjalë i është shqiptuar gjoba dhe i janë hequr pikë nga patenta e shoferit.

Ndërsa sot qytetarët kanë dërguar edhe dy video të tjera ku shoferët e veturave me targa 3Z shihen duke shkelur rregullat në trafik.

Policia ka njoftuar se do të gjobiten të gjithë ata persona që shkelin rregullat në komunikacion.