Dënon 2 persona me vdekje, BE përplaset me Bjellorusinë pak ditë pasi ia lehtësoi liberalizimin e vizave

0
346

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër pas një vendimi të institucioneve të drejtëisë të Bjellorusisë që të dënojnë me vdekje dy persona.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Ilya dhe Stanislav Kostev.

Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, ka thënë se një vendim i tillë për të dënuar me vdekje dy persona është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe gjithashtu konkluzioneve të Këshillit të cilat ndalojnë aplikimin e dënimit me vdekje.

Stano thotë se BE-ja e dënon aplikimin e një vendimi të tillë në çfarëdo rrethane.
Ndër të tjera në reagimin e tij Stano ka thënë se është mirë që Bjellorusia të bëjë hapa para drejt heqjes së dënimit me vdekje.

Një përplasje e tillë mes BE-së dhe Bjellorusisë vjen pak ditë pas vendimit për t’ia lehtësuar procesin e liberalizimit të vizave ish-republikës sovjetike, ku gjithashtu ka mungesë të theksuar demokracie.

Vetëm gjatë vitit 2019, Bjellorusia kishte dënuar me vdekje 3 persona./Express/