Deputetet shqiptare kërkojnë më shumë të drejta për gratë në Zvicër (video)

Në këtë tubim morën pjesë edhe dy deputetet shqiptare në Zvicër, Ylfete Fanaj dhe Qëndresa Sadriu

Sot në Zvicër është mbajtur një protestë nga gratë, duke kërkuar më shumë të drejta dhe duke kërkuar barazi gjinore, që mungon edhe në një shtet të fuqishëm si Zvicra.

Mijëra gra morën pjesë në këtë grevë, përpara objektit të Parlamentit në Bernë.

Në këtë tubim morën pjesë edhe dy deputetet kantonale shqiptare në Zvicër, Ylfete Fanaj dhe Qëndresa Sadriu, shkruan albinfo.ch.

Fanaj ka mbajtur një fjalim para rreth 5 mijë të pranishmëve në Lucern, duke kërkuar më shumë të drejta për gratë në këtë kanton.

Edhe Qëndresa ka mbajtur një fjalim, duke u përshëndetur nga të pranishmet.

Pra, përveç grave zvicerane, edhe gratë shqiptare kanë ngritur zërin, madje, tani janë pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë zvicerane.