Deputeti i AAK-së pas aksionit në Karaçevë: Po implementohet vendimi i marrë gjatë qeverisjes Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka komentuar aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë.

Syla thotë se më në fund vendimi për ndalimin e lojërave të fatit që u morr gjatë qeverisjes Haradinaj, po implementohet gjithandej.

Ai tutje shkruan se krimi i organizaur u mundua t’i ik dorës së shtetit dhe lulëzoi gjatë qeverisjes Kurti.

“Kur ne e ndaluam bixhozin e bastet, krimi i organizuar u mundua qe t’i ik dorës së shtetit dhe lulëzoi gjatë qeverisjes Kurti. Më në fund vendimi i Ramush Haradinajt që u shkel në Karaçevë, mori kuptimin e plotë, shkruan Syla në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Më në fund vendimi për ndalimin e lojërave të fatit që u morr gjatë qeverisjes Haradinaj, po implementohet gjithandej.
Kur ne e ndaluam bixhozin e bastet, krimi i organizuar u mundua qe t’i ik dorës së shtetit dhe lulëzoi gjatë qeverisjes Kurti. Më në fund vendimi i Ramush Haradinajt që u shkel në Karaçevë, mori kuptimin e plotë.