Deputeti i PDK-së viziton infermierin që është në grevë tash e 20 ditë: Jeta e tij është në rrezik

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu mbrëmë në orët e vona ka vizituar në Klinikën Emergjente në QKUK infermierin Enlirat Duraku që ka hyrë në ditën e 20 të grevës.

Lajmin e ka bërë të ditur Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook ku edhe ka publikuar pamje nga vizita.

“Në këto orë të vona, pak para mesanatës, në Klinikën Emergjente në QKUK takova infermierin Enlirat Duraku, i cili ka hyrë në ditën e 20-të të grevës së urisë, me qëllim të realizimit të të drejtave dhe barazisë për infermierët. Kërkesat e z.Durakur dhe infermierëve janë:
1. Të rritet pagesa e ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€
2. Të paguhen orët shtesë dhe puna gjatë vikendeve
3. Të paguhet rrezikshmëria”, ka shkruar ai.

Haxhiu thotë se e ka lutur Durakun që ta ndërpresë grevën pasi që jeta e tij është në rrezik.

Lini një Përgjigje