Deputeti i VV-së, Liburn Aliu ua ka “vjedhur” kartelat e deputetëve të PDK-së

Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë çdo përpjekje për ta ndaluar ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Deputeti i Vetëvendosje Liburn Aliu  ua ka “vjedhur” kartelat e votimit deputetëve të PDK-së, të cilët i kanë vënë për votim, në momentin e hedhjes së gazit.

Për këtë, është parë Mergim Lushtaku teksa flet me Liburn Aliun dhe Albin Kurtin, që me sa kuptohet i ka kërkuar kartelat e deputetëve.

Nuk u kuptua tërësisht se çfarë u bisedua mes tre deputetëve, mirëpo nga vendi i ngjarjes është konfirmuar se disa kartela janë marrë.

Kjo është një përpjekje e VV-së për ta parandaluar votimin e Demarkacionit. Mirëpo, me Rregullore të Kuvendit të Kosovës,  parashihet edhe votimi i hapur, me ngritje të dorës, apo edhe votimi i fshehtë, përveç votimit elektronik.