Deputeti i VV-së refuzon ta votojë Ligjin që nuk ua rritë pensionet veteranëve të luftës

0
276

Sot në parlamentin e Kosovës është duke u diskutuar Projektligji për Pagën Minimale, ku është propozuar që paga minimale të rritet në vlerë prej 250 euro.

Megjithatë, ky projektligj ka lënë jashtë rritjes së pagës minimale, veteranët e luftës, të cilit sot marrin pension në vlerë prej 170 euro.

Rreth këtij projektligji, lajmi.net, ka kontaktuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, i cili gjithashtu është veteran i luftës.

Humolli i pyetur nëse do ta përkrah këtë ligj që anashkalon veteranët, është përgjigjur se është kundër.

“Këtë projektligj nuk do ta votoj”, ka thënë shkurt Humolli për lajmi.net.

Kundër këtij projektligji kanë dalë kundër edhe nga opozita por edhe nga OVL-UÇK.