Deputeti Syla urgjentisht kërkon lirimin nga tatimi të mediave gjatë kohës së pandemisë

0
217

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla urgjentisht ka kërkuar që të lirohen nga tatimi të gjitha mediat gjatë kohës së pandemisë, shkruan Fokusi.info.

“Qeveria duhet urgjentisht të merr vendimin për lirimin nga tatimi të të gjitha mediave (gazetave, portaleve, radiove e televizioneve), gjatë periudhës së pandemisë, me kusht që ata të rrisin kompensimin e gazetarëve që janë të rrezikuar nga virusi”, ka shkruar Syla.

Statusi i plotë i Sylës:

Në kohën kur të gjithë jemi të preokupuar me pandeminë dhe menaxhimin e saj, shfrytëzoj rastin që të falënderoj të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara.

Falënderoj të gjithë gazetarët, për kontributin e tyre, për të na mbajtur të informuar për situatën.

Gazetarët janë prej njerëzve më të ekspozuar ndaj virusit, kështu që duhet të kemi solidarizim me ta, jo vetëm me fjalë.

Qeveria duhet urgjentisht të merr vendimin për lirimin nga tatimi të të gjitha mediave (gazetave, portaleve, radiove e televizioneve), gjatë periudhës së pandemisë, me kusht që ata të rrisin kompensimin e gazetarëve që janë të rrezikuar nga virusi.

Kjo është më e pakta që mund të bëhet për ta.