Deputetja e AAK-së i reagon ashpër Kusari- Lilës: Mimozë, mësohu se taksa nuk do të hiqet

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj e ka quajtur kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilën si kandidate të vetëshpallur për kryeministre.
Reagimi i deputetes Kadriaj vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të deputetes Kusari-Lila për kryeministrin Haradinaj, të cilin kjo e fundit e vlerësoi si të papërgjegjshëm.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Kadriaj ka shkruar se Haradinaj ka formuar Ushtrinë, dhe nuk mund të jetë i papërgjegjshëm.
Statusi i plotë:
“Kandidatja e vetëshpallur për Kryeministre Teknike, Mimoza, assesi të kuptohet çka thotë. Përpos artikulimit të dobët, Mimoza paska akuzuar kryeministrin për papërgjegjshmëri. Një Kryeministër që themeloi Ushtrinë dhe që i tregoi vendin Serbisë na qenka i papërgjegjshëm”, ka shkruar Kadriaj.
Ajo tutje ka thënë se vendimi për taksën, i ka prishur plane shumë njerëzve brenda Kosovës.
“Nejse, e qartë se taksa i paska prishur plane shumë njerëve brenda Kosovës. Por, çka t’i bësh! Nuk do të hiqet taksa Mimozë. Mësohu me këtë!”.