Derbi ‘Della Madonnina’ i takoi Interit (Video)

Milani dhe Interi luajtën sonte në ‘San Siro’ në kuadër të xhiros së 28-të të Serie A, ku Interi fitoi me rezultat 2 – 3, shkruan Fokusi.info.

Derbi ‘Della Madonnina’ mes dy skuadrave nga qyteti i modës u cilësua si më interesantja në vitet e fundit pasi luhej direkt për vendin e tretë.

Interi ishte ai që kaloi në epërsi në min. e 3-të përmes Matias Vecinos për rezultatin 0-1. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, transmeton Fokusi.info.

Interi e dyfishoi epërsinë në min. e 51-të me golin e Stefan de Vrij për rezultatin 0-2.

Milano e ngushtoi epërsinë pas gjashtë minutave, pra në minutën e 57-të me golin e Tiemoue Bakayoko.

Mirëpo, Interi reagoi shpejtë dhe në minutën e 67-të shënoi nga penalltia Lautaro Martinez për rezultatin 1-3.

Milano bëri përpjekje disa herë, por në minutën e 71-të e ngushtoi eërsinë në 2-3 përmes Mateo Musacchio, ku edhe ky ishte rezultati përfundimtar.

Me këtë fitore, Interi tani është në vendin e tretë me 53 pikë, dy më shumë se Milano, që është në vendin e katërt me 51 pikë. /Fokusi.info/