Derbi në mes KEK-ut dhe Vushtrrisë mbyllet pa fitues (VIDEO)

0
336
Pa fitues është mbyllur dueli derbi i xhiros në Ligën e Parë të Kosovës në futboll në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq në një atmosferë fantastike.
KEK-u dhe Vushtrria kanë ndarë pikët, duke barazuar 1-1, në një takim, ku të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Miran Maksuti shënoi për vendasit, kurse për mysafirët golashënues ishte Jetmir Topalli.
Ky barazim i konvenon më së tepërmi Ballkanit, i cili me një fitore të mundshme nesër ndaj Ferizajit, do të ngjitej në vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Fotografia e K.T. FORCA

Një video që kemi siguruar nga një tifoz i “Forcës” nga Vushtrria, shihet se mysafirët kishin udhëtuar në mënyrë të organizuar në Obiliq me një pjesëmarrje masive, rreth 2000 shikues.