Deri në ora 15:00 kanë votuar afro 380 mijë qytetarë

0
115

Qytetarët me të drejtë vote janë duke votuar për zgjedhjet lokale 2021, ndërsa deri në ora 15:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime ishte 27,41%.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të përditësuara në ora 15:00 deri tani kanë votuar 379 mijë e 180 qytetarë.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.

Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.

Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.