Deshi ta largonte frikën nga lartësia duke u lëshuar me parashutë, ushtari alivanoset disa herë (Video)

Eriq Adame është ushtari i marinës së Shteteve të Bashkuara, që ka frikë të madhe nga lartësia dhe për pasojë, ka shumë problem gjatë udhëtimeve me aeroplan.

Këtë frikë, 23-vjeçari deshi ta ta largonte duke u lëshuar me parashutë me një profesionist, me pretendimin se nëse ballafaqohet nga afër mund t’i kalojë me lehtësi.

Mirëpo, asgjë nuk shkoi si planifikonte, sepse ai u alivanos sapo doli prej aeroplanit që ndodhej në lartësi dhe më pasi i ndodhi edhe disa herë tjera.

Sikur gjithçka të ketë kaluar, parashutisti kreu një manovër që e bëri parashutën të lëvizë edhe më shpejtë dhe e frikësoi edhe më shumë atë.

Lëshimi është kryer me sukses dhe ata arritën poshtë si duhet, ndërsa nuk dihet nëse frika tij nga lartësia është larguar dhe ai tani është më mirë.