Dëshiron selfie me majmunin, pendohet shumë shpejt (video)

0
330

Një turist që donte të bënte një selfie në Bali për të përjetësuar një takim me majmunët, u pendua shpejt.

Connor Coman-Sargent dhe miqtë e tij vizituan qytetin Uluwatu në Bali të Indonezisë dhe u përpoqën të fotografoheshin me një majmun që qëndronte në çatinë e një shtëpie.

Derisa Connor u rregullua për foton, majmuni rrëmbeu me shpejtësi syzet nga fytyra e tij dhe iku në krye të çatisë.

Miqtë e tij regjistruan gjithçka dhe në videon që ndanë në mediat sociale, dëgjohen të qeshura derisa Connor i hutuar nuk di se çfarë të bëjë.