Dëshmorit të kombit – Abdyselam (Haziz) Ahmeti (23.09.1979 – 01.05.1999)

Shkruan : Nexhat Shahini

Në shenjë respekti e kujtimi të përvjetorit jubilar, në njëzet vjetorin e rënjës së Dëshmorit të Kombit, në altarin e lirisë.

Abdyselam Ahmeti u lind me 23.09.1979 nga babai Hazizi dhe nëna Hanumshaja, si fëmiju i katërt i shtëpisë. Fëmirija e tij ishte e lumtur, pasi që vinte nga një familje e mëkambur ekonomike. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes në Greme, për të vazhduar me shkollimin e mesëm në Ferizaj, në shkollën e mesme teknike, në kohën kur fëmijet shqiptarë ishin të dëbuar nga institucionet arsimore, e këtë shkollim e ndjeknin në shtëpit e improvizuara si shkolla.

Edhe periudha e shkollimit të mesëm në Ferizaj, Abdyselamin e mbante pezull gjendja e krijuar nga regjimi serb. E dinte dhe ndjente nevojën e ballafaqimit me të gjitha format për të ju kundërvyë regjimit fashist të Serbisë. Ishte pjesë e pandashme e shumë aktiviteteve organizative si protesta e demonstrate, në kërkim të më të mirës për popullin shqiptar, i cili prej shekujve po vuante robërin. Në moshën 12 vjeqare, si një fëmijë ishte pjesë e demonstratës së organizuar në fshatin Greme, kundër padrejtësive të pushtuesit serb.

Me suksesë të lartë përfundoi shkollimin e mesëm, për të vazhduar në kërkim të dijës, në vitin 1997, regjistrohet në Universitein e Prishtinë, në degën e Juridikut, ku me notë të lartë, e në afat rekort arriti ta përmbyllte vitin e parë të studimeve.

Me gjendjen e krijuar, Abdyselami, sikur shumë student të tjerë, detyrohet ti ndërpres studimet, për të qenë pjes përbërese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kishte filluar me shtrirjen e saj edhe në rrethinë e Ferizajt.

Në nëntor të viti 1998, Abdyselami, hyri në radhët e UÇK-së, përmes bashkfshatarit të tij Sevdush Murseli-MURSELI, i cili së bashku me të bënin vëzhgimin e forcave serbe, nga do që lëviznin ato, për të mbajtur të informuar komandën e Nënzonës Operative të Nerodimës.

Në dhjetor të viti 1998, nga komanda e Nënzonës së Nerodimës, Abdyselami së bashku me luftetarin e tij Sevdush Murselin, detyrohen të lëvizin për në Jezercë, në përforcimin e pozicioneve të këtij fshati. Vendosën në ,,Mahallën e Katundit”, për të shërbyer në të gjitha nevojat që kishte komanda atyre kohëve.

Me 29 Mars 1999, Abdyselam Ahmeti, së bashku me shumë bashkëluftetarë detyrohën të kthehen në Greme, për mbrojtjen e popullatës shqiptare, nën komandën e Rafiz Sejdiut-INXHINJERIT.

Në betejën e 2 Prillt 1999 në Greme, Abdyselami prezentoi një heroizëm të pashoq, ku çdo herë ishte i gatëshëm për të qenë në kërkim të lirisë e mbrojtjen e shumë qytetarëve të këtij fshati. Forcat e UÇK-së, me suksesë arrten të pengonin deportimin e forcave serbe në brendësi të fshatit, e në shenjë hakmarrje, forcat serbe kishin egzekutuar katër qytetarë të fshatit Gaqkë, Isa Halilin, Baki Shabanin me dy djemt e tij, Tefik dhe Sadik Shabanin.

Në përpjekjet e tyre për të hyrë në fshatin Greme, forcat serbe po gjenin përforcime të reja nga Ferizaj, fshati Varoshë dhe përmes Gaqkës po vinin forca të tjera nga komuna e Shtërrpcës, të cilët synim kishin shkatërrimin e Gremës dhe luftetarët që kishte brenda tij.

Me 16 Prill 1999, pas dy javë, sërisht forcat serbe ndërmorën aksion mbi këtë fshatë, e sërisht në vijat e parë frontale gjendet Abdyselami me bashkluftetarët e tjerë të cilët po shkruanin historinë. Në këtë ofenzivë mbetën të plagosur rëndë dy bashkluftetarët e Abdyselamit, Sali Aliu dhe Ekrem Matoshi.

Pas dy ditë beteja të përgjakshme, me humbje të mëdha të armikut, forcat serbe hyjnë në fshatë për ta shkatërruar të tërin, vetëm atëher kur ishte larguar edhe banori i fundit i këtij fshati. Në pozicionet e dyta, luftetarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin bërë guardian të jetëve të popullatës shqiptare.

Me 23 Prillë 1999, me kërkesën e Komandës së Zonës Operative të Nerodimës, Abdyselami me bashkëluftetarë, duhet kthyer në Jezercë, për përforcimin e pozicioneve luftarake në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes. Vendoset në kryqin e Dremjakit, udhëkryq i cili lidhte fshatrat Jezercë, Mollopolc dhe Dremjak.

Ditë dhimbje e krenarie në historin e re të Kosovës po regjistrohej edhe 1 Maj i vitit 1999, ku nga sulimi i ndërmarrë, nga forcat paramilitre serbe, bije në shërbim të atdheut për të mos vdekur kurr Abdyselam Ahmeti, e së bashku në këtë sulmë ishin plagosur edhe bashkluftetarët e tij Shabi Murseli, Ali Ismajli dhe Ahmet Hoxha.

1 Maji, zë vend të rëndësishëm në histroin e Kosovës, në veqanti të Ferizajt, pasi që me heroizëm të pashoq, në lulën e rinisë, pushoi së jetuarit Abdyselam Ahmeti, e për të mbetur në kujtesën historike si një djalë guximtarë, si një trimë, si një hero, si një bashkluftetarë e si ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bashkluftetarëte tij me dhimje e krenari përkujtojnë jetën dhe veprën e tij.

Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit.

Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorit të UÇK-së Abdyselam Ahmeti.

Emri ytë ka për të jetuar nder breza, si pjesë e rëndësishme e historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.