Dështon atentati ndaj kërçovarit në SHBA

0
312

Lobi Sllavo-Grek në SHBA është në betejë të ashpër me politologun, diplomatin dhe veprimtarin e njohur të kauzës shqiptare, Fatlum Rushiti, i cili lobon fuqishëm në qendrat botërore për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet.

Policia e qytetit të Dallasit raporton që tentim-atentat ka ndodhur pardje mbrëmë ndaj stërnipit të Ajet Rushitit, i cili ka qenë në dalje nga një takim zyrtar në Dallas Sheraton Hotel.

Kanë reaguar në kohë truprojet: Shannon Johnson dhe Max Romo, të cilët kanë nokautuar në vendngjarje agjentët sllavo-grek: Kostas Vlachodimos dhe Milivoj Pantić. Në kumtesën e policisë gjithashtu shkruhet që kërçovari Fatlum Rushiti është përballur guximshëm me sulmin pa asnjë panikë duke mbajtur orientimin ekuilibrues.

Fatlumi njihet si person që posedon konfidencë të madhe dhe mentalitet fituesi. Presidenti i Lobit Botëror Shqiptar me seli në Dallas, Texas, ka qenë i shoqëruar nga nënkryetarja Tomi Lahren, PR Menaxherja Rocio Servantes dhe Këshilltari Politik Jimmy Brown. A po e ndjek Fatlum Rushitin fati i shumë atdhetarëve e veprimtarëve në diasporë./INA