Detaje: Mërgimtarët do të thirren më shumë se tre herë në telefon për t’u verifikuar si votues

Nga KQZ kanë dhënë detaje për formën e verifikimit të votuesve jashtë Kosovës përmes telefonit, vendim ky i cili ka nxitur shumë reagime në Kosovë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi me anë të një konference për media ka sqaruar se aplikuesi do të thirret tri herë e më shumë në telefon.

Hera e parë do të jetë gjatë orarit të punës sipas kohës lokale në Kosovë.

Hera e dytë do të jetë sipas kohës lokale të shtetit të banimit.

Ndërkaq hera e tretë do të jetë edhe pas orarit të punës sipas kohës lokale ku gjendet personi që ka aplikuar.

Telefonatat do të kryhen nga sekretariati i KQZ-së.

Për këtë propozim kanë votuar të gjitha partitë politike, ani pse pas miratimit të të njëjtit ka pasur reagime të ashpra nga VV.