Detaje të reja nga hyrja e avionëve turq në qiellin e Greqisë

Kanë dalur detaje të reja mbi atë çfarë ndodhi me hyrjen e dy acionëve ushtarakë turq në hapësirën ajrore greke. Sipas zbulimeve të mediave greke, dy avionët i ishin sulur një helikopteri grek.
Detajet e reja tregojnë se pasi dy avionët turq i ishin sulur helikopterit grek, ata kishin vazhduar duke hyrë në hapësirën ajrore greke, një incident që gati sa nuk çoi në luftë mes dy vendeve.
Po ashtu, mediat greke pretendojnë se qëllimi i avionëve turq ishte që të rrëzojnë helikopterin, duke vënë kështu jetën e pilotit grek në rrezik serioz.
“Kjo destabilizoi helikopterin dhe rrezikoi seriozisht jetën e pilotit. Nëse një helikopter gjendet në pozicionin pas avionit, ai rrezikohet shumë pasi mund të rrëzohet prej ndryshimit të menjëhershëm të dendësisë së ajrit. Turqit e dinë këtë dhe e bënë me qëllim”, raportojnë mediat greke.
Ndryshe, dje u raportua se dy avionë luftarakë turq kanë shkelur hapësirën ajrore greke. Ky incident është në vazhdën e incidenteve të tjera në mes të dy vendeve, raportet mes të cilave janë mjat të tensionuara.