Dhelpra “dinake” nuk i shpëton furisë së acarit të madh polar! (VIDEO)

0
120

Stuhi të fuqishme bore dhe reshje shumë të dendura të përcjellura me temperatura mjaft të ulëta kanë përfshirë shumë pjesë të Turqisë ku janë goditur shumë zona të vendit. Gjatë natës së kaluar qyteti jugor turk Gaziantep u paralizua i tëri nga reshjet intensive të borës ku gjatë orëve të natës pati bllokada të mëdha në trafik dhe njerëzit ishin edhe në rrezik për jetë. Shumë njerëz mbetën të bllokuar për orë të tëra dhe kërkuan intevenimin urgjent të autoriteteve.

Në videon e mëposhtme shohim një dhelpër e cila ka ngrirë në vend për shkak të reshjeve të fuqishme të borës dhe temperaturave ekstremisht të ulëta në një rajon të Turqisë. Siç duket dhelpra nuk ka mundur të lëvizë nga dendësia e reshjeve dhe pastaj me uljen ekstreme të temperaturave ka ardhur deri te ngrirja./MeteoBallkan

VIDEO: