Dhitë e egra mbi kulme, njerëzit mendojnë mos janë demonë, apo plaçkitës (video)

Një grup i dhive të egra është parë në kulmin e pjerrët të një ndërtese në pjesën veriore të Uellsit.

Në videon e publikuar në internet shihet se si disa dhi të bardha ecin mbi kulmin e një ndërtese që ndodhet afër stacionit të tramvajit në Lalndudno. Besohet se ky është grupi i njëjtë i dhive që “pushtoi” qytezën gjatë izolimit në pandemi më herët.

Përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të mahnitur nga kjo pamje dhe filluan të bënin komente të ndryshme për kafshët që duket se nuk e kanë problem ngjitjen në secilin vend.

“Imagjinoni sikur janë mbi shtëpinë tuaj dhe dëgjoni diçka duke trokitur mbi kulm, mendoni se janë demonët ose plaçkitësit”, shkroi një person.

Një tjetër tha: “Dua një dhi, janë shumë të këndshme”, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Në mars të vitit të kaluar, disa dhi u panë në rrugët e qytezës që atëherë ishin tërësisht të thata për shkak të masave izoluese.