Dhjetë këngët më të mirë të dekadës sipas Billboard – E para renditet Bebe Rexha me “Meant to Be” (foto/video)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, kryeson këngët më të mira të dekadës së bashku me grupin e famshëm muzikor, Florida Georgia Line.

Sipas Billboard, hiti më i madh i kësaj dekade në këtë zhanër llogaritet të jetë kënga “Meant to Be” që u publikua në vitin 2017.

Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line u renditën në vendin e parë si kënga më e mirë e dekadës në zhanrin “country”, dhe jo vetëm.

Kënga “Meant to be” e Bebe Rexhës vlerësohet si “Kënga më e mirë e dekadës” në zhanrin country (Foto: Instagram)

Bashkëpunimi i tyre po ashtu kaloi një rekord duke qëndruar për plot 50 javë në krye të top listave të Billboard.

“Meant to be” edhe pse nuk është shpërblyer me ndonjë “Grammy”, “MTV VMA”, “CMA”, “MTV EMA” në YouTube ka kaluar shifrën e 860 milionë klikimeve.

Pas gjithë sukseseve të këtij viti, Bebe së fundmi është duke shijuar pushimet para Vitit të Ri bashkë me familjen, falë punës së madhe dhe koncerteve që ishte e pranishme thuajse në mbarë botën.

Ndërkaq, ditë më parë ajo ishte e pranishme edhe në Shqipëri, për t’i ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili la të vdekur mbi 50 persona e qindra të tjerë të lënduar.