Dhjetë shkolla të Gjilanit pajisen me tabela të mençura

0
221
Dhjetë shkolla të Komunës së Gjilanit janë pajisur sot me tabela të mençura, njofton Klan Kosova.
Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, ka thënë se me furnizimin e tabelave të mençura, Gjilani po i përgjigjet me ritëm të shpejtë zhvillimeve dhe ndryshimeve në qasjen e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
“Përmes tabelave te mençura nxënësit dhe mësimdhënësit do t’i përmbushin nevojat për të nxënit interaktiv, trajtim gjithëpërfshirës të temave, punë të pavarur, dominimi i punës individuale dhe grupore  e kontroll i drejtpërdrejtë”, ka deklaruar Gagica.