Dhjetë të vdekur dhe 865 raste të reja në Maqedoni të Veriut

Maqedonia e Veriut vijon të jetë ndër vendet më të goditura nga Koronavirusi në rajon.

Ministria e Shëndetësisë në Shkup informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2449 testime, ndërsa janë regjistruar 865 raste të reja.

Më tepër raste janë regjistruar në Shkup-397, Kumanovë-22, Shtip-34, Prilep-29, Tetovë-95, Veles-44, Manastir-31.

10 pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin, ndërsa sipas Institutit të Shëndetit Publik, 359 pacientë kanë lënë spitalet.

Nga nisja e pandemisë, Maqedoninë Veriut regjistron 32436 raste infektimesh dhe 1004 viktima.