Dhunë mes tifozëve në Greqi, trajnerit të Olimpiakosit ia thyejnë dhëmbët

Momentet e tensioneve dhe sherreve janë shpesh të pranishme në futbollin grek. Kësaj radhe, një episod i shëmtuar ka ndodhur në ndeshjen PAOK-Olimpiakos.

Fishekzjarre, gaz lotsjellës dhe qindra policë që përplasen me tifozët e PAOK. Ky është bilanci në Selanik i një mbrëmje që duhej të fliste për futbollin në supersfidën PAOK-Olimpiakos, por është kthyer në një arenë dhune që tashmë ka filluar të duket e zakonshme në Greqi, raporton vipsport.al.

Ultrasit e PAOK-t kanë hedhur sende nga lart dhe njëra prej tyre ka prekur në nofull trajnerin e miqve të Olimpiokos, Oskar Garsia, duke e dëmtuar keq.

Gjithçka ka zanafillën te një top letre. Një tifoz i PAOK ka gjuajtur nga tribuna në drejtim të trajnerit të Olimpiakos, Oskar Garcia, duke e goditur në fytyrë poshtë syrit. Trajneri u shtri në tokë, ndërsa mendohet se në top ishte mbështjellë një send i fortë me qëllimin për ta dëmtuar atë. Ai u fut në dhomat e zhveshjeve dhe më pas u dërgua në spital. ndërsa Olimpiakos tërhoqi skuadrën duke shkaktuar anullimin e ndeshjes, shkruan vipsport.al.

Policia filloi të kërkonte mes tifozëve fajtorin, por në atë moment filluan përplasjet në ambientet e brendshme të stadiumit dhe në rrugët rrotull tij, ku ka vijuar një betejë e mirëfilltë mes palëve nga e cila kanë mbetur të plagosur si tifozë, ashtu edhe përfaqësues të forcave të rendit.

Në këto kushte, është vendosur që ndeshja të shtyhej, pasi situata në stadium ishte shumë e tensionuar.

Trajneri Garcia është detyruar të shkojë drejt spitalit, pasi dyshohet se mund t’i jenë thyer dhëmbët.