Dhurojnë gjak pjesëtarët e Njësisë Speciale

Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka filluar fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë mbështetur gjithnjë këtë aktivitet duke dhuruar gjak, prandaj sot do të zhvillohet në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë të Sllatinës.