Dialogu me Serbinë, ​Lajçak nesër nis vizitën treditore në Kosovë

0
88

Një muaj para se t’i skadojë mandate, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës-Serbi, Mirosllav Lajçak do ta vizitojë Kosovën e më pas edhe Serbinë.

Lajçak do të qëndrojë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, tri ditë duke filluar nga e hëna e 1 marsit.

Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri me 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.

Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.