Diego Costa: Falënderoni Zotin që ua ka falur Messin

Diego Costa, autor i golit të parë të Spanjës, në fitoren e thellë 6-1 me Argjentinën u dha një mesazh të qartë tifozëve, se pa Lionel Messin, Argjentina nuk ekziston.
“Duhet të bëjnë një analizë në të gjitha aspektet. Ju në Argjentinë e kritikoni shumë Messin, por u duk qartë se kur mungon ai, është tjetër gjë. Një lojtar si Messi nuk kritikohet, thjesht duhet të falënderoni Zotin që ua ka falur. Messin duhet ta trajtoni gjithmonë mirë. Edhe nëse paraqitet keq në ndonjë ndeshje, me të në fushë Argjentina është më e fortë”.
Sulmuesi me origjinë braziliane është shumë i kënaqur me formën që po kalon “La Roja”.
“Kjo kombëtare mund të arrijë gjëra të mëdha. Kemi një ekip shumë të mirë për Botërorin. Kisha 6 muaj pa luajtur, por e dija që mund të bëja mirë. Grumbullimi në përfaqësuese më bën shumë të lumtur”.