”Diell në kuti” për të kursyer energjinë

0
369

U quajt “dielli i konservuar” dhe është një pajisje e projektuar për të ruajtur energjinë diellore të prodhuar nga sistemet fotovoltaike.

”Sistemi ruan energjinë e prodhuar nga dielli apo era në një rezervuar silikoni të shkrirë dhe konverton nxehtësinë e metalit inkandeshent në energji elektrike sa here është e nevojshme”, sipas projektuesve të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, çka mund të lejojë një qytet të vogël prej rreth 100 000 shtëpish që mund të përdoren plotësisht nga energjia diellore 24 orë në ditë.

Problemi i energjisë diellore dhe eolike është se ajo mund të prodhohet vetëm kur ka diell dhe erë. Për të ruajtur energjinë e prodhuar me këto dy burime të rinovueshme, janë projektuar sisteme të bazuara në bateri litium-jon ose sisteme që përdorin turbinat e lëndëve djegëse fosile, por ato kanë disavantazhin se janë shumë të shtrenjta.

Arsyeja pse teknologjia e re është interesante është se mundëson ruajtjen e ngrohjes shumë më lirë se sa sistemet aktuale./atsh