Digjen automjetet e zyrtares së PD-së

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytezën e Ulzës.

Dy automjetet në pronësi të kryetares së PD-së në Ulëz, njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat, Gjelina Kalthi janë shkrumbuar nga flakët pranë banesës së saj.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dyshohet që zjarrvënia të jetë e qëllimshme. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila nisi provat për identifikimin e autorëve. Kalthi do të merret në pyetje nga hetuesit. /TCh/