Digjen bjeshkët e Malishevës, rrezikohen edhe shtëpitë

0
275

Po bëhen gati dy javë që një bjeshkë në Malishevë po digjet. Fshati Ponarc është i rrezikuar për herë të dytë të vihet në flakë.

E, për të mbrojtur natyrën, aktivizimi i banorëve nuk mungon. Gjatë kësaj të diele dhjetëra fshatar të Panorcit janë mbledhur për të shuar këtë zjarr, prej të cilit janë të rrezikuara shumë shtëpi. Policia dhe zjarrfikësit thonë se nuk kanë mundur të mbërrijnë në vendin e ngjarjes.

Po e ngjet bjeshkën për t’iu bashkuar shokëve të tjerë.

Egzon Rrahmani, është vetëm njëri nga shumë banorët e Panorcit të Malishevës të cilët këtë të diel morën mundin ta shuanin zjarrin që ka kapluar bjeshkët e këtij fshati tash e dy javë.

Rrahmani për T7 ka treguar se deri më tash askush nga institucionet, përfshirë Policinë dhe Zjarrfikësit, nuk u kanë dal në ndihmë atyre.